Arden Hayes ende nuk shkon në shkollë, mirëpo i di të gjitha shtetet e botës dhe kryeqytetet e tyre.
Pesëvjeçari ka njohuri të jashtëzakonshme edhe për historinë amerikane, ndërsa gjatë pjesëmarrjes në emisionin Jimmy Kimmel Live, e ka mahnitur publikun.
Djaloshi pa u menduar shumë i njeh vendet në hartën botërore dhe njëherësh përgjigjet shpejtë për kryeqytetet e tyre. Po ashtu, një emër i qytetit i mjafton që ta dijë se në cilin shtet ndodhet.
Përveç gjeografisë, ai ka njohuri edhe për historinë e vendeve. Për shembull, kur prezantuesi Jimmy Kimmel ia tregoi hartën e ish-Jugosllavisë, ai deklaroi se është shpërbërë në shtatë shtete: Sllovenia, Kroacia, Bosnje e Hercegovina, Serbia, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia.
“Nganjëherë e ngatërroj Kosovën me Malin e Zi”, u shpreh i vogli.